Aktuale

Protestë për Haradinajn në Bern

Këshilli organizativ i protestës për lirimin e Ramush Haradinajt, kanë organizuar protestën e radhës në Bern të Zvicrës.

Protesta do të mbahet më 25 shkurt në orën 14:00 në Helvetiaplatz, në Bern të Zvicrës.

“Ditët në vijim autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi”, thotë njoftimi për media, transmeton Express.

Këshilli kërkon organizimin e shqiptarëve që jetojnë në Europën Perëndimore të marrin pjesë në këtë protestë për të kundërshtuar mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë.

“Të shtunën më 25 shkurt 2017, në 14h00, në HELVETIAPLATZ, 3005 BERN” – adresa e plotë. /GazetaExpress/