Sport

Protestë për shkak të futbollistit që mbështet të drejtat e homoseksualëve

E djathta ekstreme në Gjeorgji ka protestuar sot duke kërkuar nga ekipi nacional i futbollit që të dëbojë futbollistin, i cili mbështet të drejtat e komunitetit LGBTIQ dhe gjatë protestës janë arrestuar tetë persona.

Grupi nacionalist “Marshi gjeorgjian” kërkon që Guram Kashi të dënohet për shkak se ka mbajtur në dorë një shirit me ngjyra ylberi, si kapiten i ekipit holandez Vitesse Arhem më herët gjatë këtij muaji, në kuadër të zgjerimit të iniciativës në Holandë.