Aktuale

Protestuesit shkruajnë një mesazh të fuqishëm para stacionit policor në Drenas

Protestuesit kanë vazhduar marshimin drejt stacionit policor në Drenas ku kanë shkruar një mesazh në rrugë.
Protestuesit janë ndaluar para stacionit policor në Drenas. Aty, ata kanë shkruar një mesazh në tokë.

“Viktima denoncon, policia dhunon”, shkruan mesazhi i tyre, transmeton lajmi.net.

Një numër i madh i protestuesve janë pjesëmarrës sot në Drenas në mbështetje të vajzës së mitur e cila u abuzua seksualisht nga mësuesi dhe një polic në Drenas. /Lajmi.net/