ShowBiz

Pse e kanë nxjerrë nga restoranti Rita Orën?!

Besojeni apo jo, po mund të të përzënë nga një restorant edhe nëse je figurë publike, edhe nëse je Rita Ora.

Këngëtarja ishte e ftuar tek “Jonathan Ross Show” tregoi se kur u përpoq të shkonte për darkë tek një nga restorantet e Ramsay-t, nuk e kishin lënë të hynte për shkak të kodit të caktuar të veshjes që duhet, shkruan Panorama.

“Hyra. Nuk është se isha veshur për rastin. U afrova dhe u thashë: “Oh, do të doja një vakt…të vogël domethënë.” Kurse ata: “Jo, s’ka shanse për ty.” Sipas Ritës, fajtor për këtë është stili i saj prej “gangstereje” , sepse atë ditë kishte veshur një kostum sportiv dhe atlete.

the authorE B