Lifestyle

Pse është e domosdoshme të përdoren kremrat për mbrojtje nga dielli?

Me ngrohjen e motit, shtohet kujdesi ndaj lëkurës, rrjedhimisht, mbrojtjes nga rrezet e diellit.

Kjo bëhet duke përdorur kremra të ndryshme me faktorë për mbrojtje nga rrezet e diellit.

Por, pse është kaq e nevojshme të mbrohemi nga rrezet e forta të diellit.

Rrezet e diellit, kur bien në kontakt direkt me lëkurën, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës, transmeton Indeksonline.

Djegia e lëkurës pason me komplikime tjera në lëkurë sikurse shfaqja e pikave ngjyrë kafe.

E nëse ekspozimi ndaj diellit bëhet në mënyrë konstante pa përdorur kremra për mbrojtje, mund të kemi komplikime edhe më serioze siç është shfaqja e sëmundjes së kancerit të lëkurës.

Megjithatë, është mirë që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj rreth llojit të kremës që është i nevojshëm për ju varësisht në faktorët që është e nevojshme ti ketë e që i përshtaten lëkurës suaj./Indeksonline/