Shëndetësi

Pse kockat mund të mbajnë sekretin e humbjes së peshës?

Shkencëtarët kanë gjetur një mekanizëm tërësisht të ri me të cilin trupi ynë mat dhe ndikon në peshën tonë. Ky “gravitostat” mendohet të qëndrojë në kockat tona dhe mund të ofrojë rrugë të reja trajtimi për obezitetin.

Pse është qëndrimi ulur kaq keq për ne? Përgjigja mund të qëndrojë në eshtrat tona.

Në vitet e fundit, lidhja mes shpenzimeve të periudhave të gjata kohore ulur dhe obezitetit janë konfirmuar në mënyrë të përsëritur.

Periudhat e zgjatura të qëndrimit ulur mund të rrisin rrezikun e vdekjes nga të gjitha shkaqet, transmeton indeksonline.

Megjithatë, disa studime kanë treguar se marrëdhënia midis orëve të kaluara ulur dhe obezitetit janë të pavarur nga shuma e ushtrimit të ndërmarrë.

Kohët e fundit, një grup studiuesish nga Akademia Sahlgrenska, në Universitetin e Gothenburgut në Suedi, shikuan rreth një mekanizëmi të ri që mund të shpjegonte këto të gjetura.

Një hormon i quajtur leptin është i përfshirë në rregullimin e yndyrës së trupit. Kur u zbulua së pari, kishte shpresa të mëdha se kjo mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit. Që nga zbulimi i leptinit 23 vjet më parë, asnjë sistem tjetër rregullues i yndyrës trupore nuk është gjetur deri tani.

Si mund të peshojë trupi vetvetiu?

Përgjigjja duket të jetë në kockat tona. Osteocitet, lloji më i zakonshëm i qelizave në indet e kockave, janë të rëndësishme për komunikimin mes qelizave. Osteocitet mund të zbulojnë nëse një pjesë e veçantë e eshtrave është nën stres mekanik të rritur, duke sinjalizuar nevojën për formimin dhe rimodelim të kockave të reja.

Studiuesit kryen përsëri eksperimentin e njëjtë, por këtë herë duke përdorur minjtë me numër të reduktuar të osteociteve.

Ata erdhën ën përfundim se se rritja e peshës trupore aktivizon një sensor të varur nga osteocitet e kockave që mbajnë peshë. Kjo shkakton një sinjal i cili redukton peshën e trupit./Indeksonline/