Kuriozitete

Pse ndizet drita e motorit? A paralajmëron gjithmonë prishje të mëdha?

Kur ndizet drita e motorit, ju mund të shqetësoheni se vetura juaj mund të ketë problem serioz, por jo domosdoshmërisht është kështu.

Kjo dritë mund të ndizet për disa arsye të ndryshme, në të shumtën e rasteve ndizet për mirëmbajtje rutinë që duhet kryer, andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni. Mund të ndizet për të paralajmëruar se duhet zëvendësuar senzorin e qarkullimit të ajrit, senzorin e oksigjenit, ndonjë tel apo prizë, e ndonjëherë mund të nënkuptojë ndëriimin e ndonjë gypi të lirë.  

Problemi mund të bëhet i shtrenjtë kur bëhet fjalë për ndonjë pjesët siç janë ato për eliminin e derivateve të padjegura. Nëse e dërgoni veturën në auto servis, ata mund t’ju ndihmojnë që përmes softuerit ta diagnostifikoni saktë problemin.

Shumë njerëz zgjedhin ta injorojnë ndezjen e dritës së motorit, por kjo nuk është një vendim i mençur. Përderisa të mos dihet saktë problemi, vetura juaj të paktën do harxhojë më shumë derivate, edhe mund të nxehet, apo motori mund t’i mundojë më shumë pjesët tjera.