Tech

Publikohen foto e para të VW Polo 2017, përfshirë modelin GTI [FOTO]

Gjenerata e re e Volkswagen Polo ka arritur, ajo ka një dukje të azhurnuar që e bën të duket ndryshe nga modelet e tanishme.

Këto foto janë publikuar nga Wheelsage pak orë para prezantimit zyrtar që do të bëhet sot në Berlin të Gjermanisë, transmeton Express. Polo debutimin zyrtar para fillimit të shitjeve në Evropë do ta ketë në Frankfurt Motor Show 2017.

Deri me sot ky model ishte fotografuar vetëm i kamufluar, përveç një rasti në Afrikën e Jugut.

the authorE B