ShowBiz

Publikohet traileri për filmin ‘Pikachu, pjesë e të cilit është edhe Rita Ora

Pikachu flet për herë të parë në trailerin për filmin e parë origjinal të personazhit të njohur.
Ryan Reynolds është zëri i personazhit të njohur të filmave të animuar Pokemon, Pikachu.

Në këtë film, të parin ‘live action’ për Pokemon, personazhi më i dashur i cili njihet vetëm për fjalët ‘Pika Pika’ tani i është dhënë edhe mundësia të flasë, përcjell Gazeta Express.

Por, vetëm një djalë i ri me emrin Tim mund ta kuptojë, ndërsa Pikachu i cili vjen si një detektiv në këtë film, e ndihmon Tim-in për gjetjen e babait të tij, i cili gjithashtu është një detektiv por që është zhdukur.

the authorBurbuqe Metolli