Punë e kryer: Interi dhe Man United arrijnë marrëveshje për Perisicin (Foto)

Ivan Perisic do ta veshë fanellën e Man United sezonin e ardhshëm dhe do t’iu kushtojë 45.7 milionë euro “Djajve të Kuq”, raportojnë mediet britanike e italiane.
Sipas The Sun, Manchester United ka arritur marrëveshje me Interin për çmimin e Ivan Perisicit, që besohet të jetë 45.7 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

The Sun shkruan se Perisic shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit në turneun parasezonal në Amerikë.

Kroati është lidhur me “Djajtë e Kuq” që një kohë dhe Interi më në fund ka pranuar që transferimi të kryhet për 45.7 milionë euro.

Interi do të zëvendësojë Perisicin me Keita Balde Diao, që raportohet se tashmë gjendet në Milano. /Gazeta Express/