Sport

Punë e kryer: Mourinho të hënën trajner i Real Madridit

Santiago Solari po numëron orët e fundit si trajner i Real Madridit.
Trajneri argjentinas sipas medieve në Spanjë do të shkarkohet ditën e hënë, pavarësisht rezultatit të dielën kundër Valladollid në La Liga.

Dështimi në tri fronte, ka detyruar Florentino Perezin që të marrë vendim me efekt të menjëhershëm.

Drejtimi i skuadrës për pjesën e mbetur do t’i besohet Jose Mourinho.

Portugezi pritet të zyrtarizohet në krye të Realit të hënën, për të dytën herë në karrierën e tij.

Kujtojmë se Jose Mourinho ka drejtuar Real Madridin për tri sezone nga viti 2010-2013, ku ka fituar një titull të La Ligas dhe ka arritur tri herë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/