Rajon & Botë

Punonjësit e “British Airways” serish paralajmërojnë grevë

Punonjësit e kompanisë ajrore “British Airways” do të fillojnë një seri të re të grevës, pas mosmarrëveshjes së gjatë mbi pagat, njoftoi sot sindikata britanike Unite.

Ata do të hyjnë në një grevë dy-javore nga 19 korriku, për shkak të të ardhurave të ulëta.

Zyrtari i sindikatës, Oliver Richardson tha se hapi i ndërmarrë nga punonjësit në “British Airways” tregon vendosmërinë e tyre për të luftuar për paga më të mira.

“British Airways” ka bërë të ditur se gjatë grevës do të përmbushet 99.5 për qind e planit të fluturimeve, dhe se kompania gjatë grevës do të huazojë nëntë aeroplanë dhe një pjesë të personelit të “Qatar Airways”.

Sindikata Unite paralajmëroi se kompania britanike me marrjen e aeroplanëve me qira po bën shkeljen e rregullave evropiane.