Aktuale

Putin e këshillon Vucicin për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, ku ndër temat e diskutuara mes tyre ka qenë edhe pavarësia e Kosovës. Duke iu referuar referendumit në Katalonja, dy liderët thanë se njohja e pavarësisë së Kosovë nga BE ishte një gabim fatal që ka hapur ‘kutinë e Pandorës’.

“Pas referendumit në Katalonja është kuptuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe të botës ishte veprim dhe gabim fatal, sepse ata kanë hapur ‘kutinë e Pandorës’ me pasoja të paparashikueshme”, është thënë gjatë bisedës telefonike në mes dy liderëve, shkruan ‘Novosti’.

Sipas gazetës, gjatë bisedës në rusisht e cila ka zgjatur 30 minuta, Putin ka shprehur dëshirën për të diskutuar për krizën spanjolle dhe atë se çfarë rreziku e pret Evropën.
Po ashtu, thuhet se Putin ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj popullit serb dhe ka konfirmuar dëshirën e ndërsjellë se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen me sukses.

the authorE B