Rajon & Botë

Putin pret Merkelin me lule

Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka udhëtuar sot për në Soçi (Sochi) ku është takuar me kryeministrin rus Dmitrij Medvedev dhe presidentin Vladimir Putin, i cili e priti kancelaren gjermane me lule.

Të dy udhëheqësit pritet të fokusohen në konfliktin e Ukrainës, tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja nukleare me Iranin dhe ndërtimin e gazsjellësit nga Rusia në Gjermani.
Vizita e kancelares Merkel vije në një situatë tensioni mes Berlinit dhe Moskës.

Gjermania është njëra nga insistueset më të mëdha në sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, prej se Rusia ka aneksuar Krimenë në vitin 2014 dhe ka ndihmuar në vazhdimësi separatistët në Ukrainën lindore.

Sidoqoftë, pavarësisht mbajtjes së një vije të ashpër kundër Rusisë viteve të fundit, Merkel ka mbrojtur projektin e gazsjellësit ‘Nord Stream 2″, projekt i cili kapërcen nëpërmjet Ukrainës për të sjellje gazin natyral nga Rusia në Gjermani. Kritikuesit kanë vlerësuar se Gjermania nuk është nevojtare për të siguruar gazin nga Rusia.

Muajt e fundit, Gjermania është pajtuar për zgjerimin e tubave të gazsjellësit, me gjithë kundërshtimin e Kievit. Autoritetet ukrainase kanë thanë se ky projekt minon aplikimin e sanksioneve kundër Rusisë. Shtrirja e Gazsjellësit parashihet të përfundojë deri në fund të viti të ardhshëm.

Edhe diplomatët amerikan kanë ngritur shqetësimet se shtrirja e gazësjellësit ‘Nord Stream 2’ rrezikon qëndrueshmërinë e sanksioneve amerikane kundër Rusisë.

Gjermania, si ekonomia më e madhe evropiane është, njëherit edhe importuesja më e madhe e gazit natyral, e cila, po ashtu, parasheh të ngrit kapacitetet e furnizimit me gaz, përderisa është në fazën e mbylljes së termocentraleve nukleare.

the authorE B