Rajon & Botë

Putin thotë se është e mundur që Rusia dhe Turqia të pajtohen për Sirinë

Rusia dhe Turqia kanë një synim të përbashkët për zgjidhjen e krizës në Siri dhe se është e mundur që të tejkalohen dallimet në mënyrën se si ta bëjnë atë, kështu ka thënë sot presidenti rus, Vladimir Putin.

Duke folur pas takimit me homologun e vet turk, Tayyip Erdogan, Putin ka thënë se pikëpamjet e Rusisë rreth Sirisë nuk kanë përkuar gjithmonë me ato të Turqisë, por se të dy vendet janë pajtuar për bisedime të tjera për të gjetur zgjidhje, raporton Reuters, përcjell Express.

“Mendoj që është e mundur t’i vendosim në vijë të drejtë mendimet dhe qasjet,” tha Putin.