ShowBiz

Qëndresa shtatzënë? Labi tregon të vërtetën

Moderatori kosovar Labinot Gashi, ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kush Vjen për Drekë”, ku për herë të parë, ka folur në lidhje me lajmet mbi një shtatzëni të mundshme të bashkëshortes së tij, Qëndresës.

Por ashtu siç u raportua pak kohë më parë, Qëndresa nuk është në pritje të ëmbël dhe këtë e konfirmoi vetë Labi në emision.

“Në momentin që do ishte e vërtetë, unë do e kisha thënë menjëherë, sepse s’ka gëzim më të madh sesa të bëhesh prind. Unë do të kisha postuar menjëherë diçka. Por jo, nuk është aspak e vërtetë.”-u shpreh moderatori.Megjithatë ai pohoi se e dëshiron një fëmijë, por një gjë e tillë sipas tij varet nga Zoti.