Aktuale

Qeveria i ndan 115 mijë euro për Komisionin të Shpejtim Bulliqit

Qeveria e Kosovës ka ndarë 115 mijë euro për Komisionin shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, i është ndarë një shumë prej 115 mijë eurove Komisionit shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror.

Komisioni udhëhiqet nga ish-deputeti dhe anëtari i LDK’së, Shpejtim Bulliqi.

Emërimin e tij e kishte bërë kryeministri Ramush Haradinaj pas shkarkimit të Murat Mehes kur po bëhej demarkimi i kufirit me Malin e Zi. /Express/

the authorBurbuqe Metolli