Aktuale

Qeveria kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Trepçën

Qeveria e Kosovës sot do të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që të vendos masë të përkohshme ndaj vendimit të dhomës të posaçme të Gjykatës Supreme, në të cilën parashihet likuidimi i Trepçës në raste se më 2 nëntor nuk hyn në fuqi Ligji, i cili e definon statusin e kësaj ndërmarrje.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë Ligjin për Trepçën, i cili ligj do të duhej të hynte në fuqi deri më 2 nëntor, pasi kjo është data kur gjiganti metalurgjik do duhet të shkojë në likuidim, por Presidenti i vendit nuk mund ta nënshkruajë ende këtë ligj, pasi është dërguar në Kushtetuese nga Lista Serbe.

Për të qenë të përgatitur për çdo të pa pritur, pasi 2 nëntori, mund të vijë para një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një hap tjetër për të shpëtuar Trepçën dhe ky hap është që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që të vendos masë të përkohshme ndaj vendimit të dhomës të posaçme të Gjykatës Supreme, në të cilën parashihet likuidimi i Trepçës në raste se më 2 nëntor nuk hyn në fuqi Ligji, i cili e definon statusin e kësaj ndërmarrje.