Aktuale

Qeveria lejon donacion të barnave në veri, pa taksë

Dogana e Kosovës nuk u ka kërkuar pagesë në vlerë prej 100 për qind të vlerës së mallit një donacionit të barnave për Qendrën Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Kështu ka bërë të ditur, Avni Arifi, Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka përsëritur qëndrimin e qeverisë se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që hyjnë në Kosovë, nuk po bëhet për t’i dëmtuar serbët e Kosovës.

Në vendimin që qeveria mori muajin e kaluar, është theksuar se kjo taskë nuk do të vlente për donacione të mallrave.

“Qeveria e Kosovës kurrë ska marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësishtë përkatsisē etnike. Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë se taksa 100% krijon krizë humanitare.

Nuk ka krizë. Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356. Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë”, shkroi Arifi.
Në anën tjetër, në Mitrovicën Veriore ishin zhvilluar disa protesta lidhur me këtë taksë që shkaktoi edhe dorëheqjen e tre kryetarëve të komunave veriore.

the authorBurbuqe Metolli