Aktuale

Qeveria ndan rreth gjysmë milionë euro për zgjedhjet në Veri

Është duke u mbajtur mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë kësaj mbledhje, qeveria ka ndarë 471 mijë euro për KQZ-në, për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut, raporton lajmi.net.

Po ashtu 18 mijë euro janë ndarë për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për punën shtesë të stafit lidhur me organizimin e këtyre zgjedhjeve. /Lajmi.net/