Sport

Qeveria vendosi për lokacionin e stadiumit kombëtar

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar lokacionin e propozuar për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit.

Ky lokacion është caktuar të jetë në Korreticë të Drenas, te pjesa përball Parkut të Biznesit.

Kjo erdhi pas arsyetimit të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai ka thënë se lokacionet tjera kanë pasur probleme me shpronësim.

Gjithashtu, kryeministri e ka pyetur atë nëse me këtë zhvendosje të lokacionit a rrezikohet kredia për ndërtimin e stadiumit, kurse ministri Kujtim Gashi e ka siguruar atë se kjo nuk do të ketë asnjë problem.

Sipas tij, mosveprimi mund ta rrezikojë kredinë./Insajderi.com