Rajon & Botë

Qindra të vdekur e të zhdukur në Kolumbi

Forcat e Sigurisë në Kolumbi janë në kërkim të qindra njerëzve të zhdukur pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut si pasojë e të cilave kanë mbetur të vdekur të paktën 254 persona.

Shira të dedura vërshuan qytetin e Mokoas në Kolumbi duke groposur dhjetëra lagje. Shumë nga banorët kanë ikur me kohë por edhe shumë të tjerë kanë pësuar.

Të paktën 400 persona janë lënduar dhe 200 të tjerë janë ende të zhdukur.

Video të ndryshme janë shfaqur në internet ku shihet gjendja e vështirë e banorëve.

“Ne kemi humbur foshnjën, një foshnjë të vogël nuk po e gjejmë,” një nga banorët tha për një medium.

Presidenti Juan Manuel Santos ka shpallur gjendje emergjente.

the authorE B