Aktuale

Qitësja e aksidentuar për vdekje kishte fituar lotarinë amerikane, do shkonte në SHBA

Qitësja Dhurata Prifti e cila ditën e djeshme humbi jetën në një aksident tragjik në Tiranë, pak kohë më parë kishte fituar Lotarinë Amerikane.

Ëndrra e saj për një jetë më të mirë me familjen u ndërpre në mes, pasi një 20-vjeçar i papërgjegjshëm e shtypi për vdekje me makinë, pranë kryqëzimit të rrugës “Jordan Misja”

Gazetari Robert Rakipllari tha në studion e “Opinion” se Prifti do të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte rezultuar fituese e lotarisë amerikane.

Dhurata Prifti ishte së bashku me dy djemtë e saj kur Andrea Memollari erdhi me shpejtësi. Ajo shtyu djemtë e saj për t’i shpëtuar jetën, duke sakrifikuar me trupin e saj. Pamje rrëqethëse u publikuan në media të momentit kur makina shtyp poshtë saj Priftin. Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua nga policia rreth 4 orë pas aksidentit tragjik me vdekje.

Vetëm pak muaj më parë, Dhurata Prifti kishte fituar medalje në garën e zhvilluar në Shqipëri.