Aktuale

Qytetarë të Prishtinës, sonte duhet të mbylleni brenda shtëpive

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se sot do të nis me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor.

Dezinsektimi do të bëhet nga sot e tutje, çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Gjithashtu komuna ka apeluar tek Shoqatat e Bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi i plotë i Komunës: 

Të Enjten më 7 Korrik, fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

E Enjte 7 Korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;

E Premte 8 Korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat  dhe  Kolovica;

E Shtune 9 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari;

E Diel 10 Korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;

E Hënë 11 Korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

E Martë 12 Korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.

Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.