Aktuale

Qytetarët e 12 shteteve me liberalizim vizash kërkojnë azil më shumë sesa kosovarët

Një total prej 1,940 kërkesa për azil janë parashtruar nga shtetasit e Kosovës nga janari deri në qershor të këtij viti, ndërsa 28.4% e tyre ishin aplikime të përsëritura.

Ka më se 6 vjet që politikanët kosovarë u premtojnë 1.7 milion qytetarëve të Kosovës se “vitin e ardhshëm bëhet liberalizimi i vizave”.

Këto premtime janë intensifikuar, që kur Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e liberalizimit të vizave në korrik të vitit të kaluar.

Përderisa shumë zyrtarë të lartë të BE-së dhe politikanë nga shtetet anëtare kanë shprehur shqetësimin e tyre se liberalizimi i vizave po vonohet pa arsye dhe se kosovarët po humbasin durimin, disa nga anëtarët e BE-së ende mendojnë se Kosova nuk kualifikohet për liberalizim, pavarësisht se e kanë përmbushur kriteret e përcaktuara, përcjell albinfo.ch.

Pas krizës së refugjatëve të vitit 2014 në Evropë, gjatë së cilës kosovarët ishin azilkërkuesit kryesorë nga vendet e listuara si të sigurta, BE-ja ka frikë se një fluks i mundshëm i azilkërkuesve ose migrantëve të paligjshëm nga Kosova mund të ndodhë përsëri.Megjithatë, të dhënat e publikuara nga Zyra Evropiane e Mbështetjes së Azilit tregojnë se azilkërkuesit nga Kosova nuk duhet të jenë më shqetësim për vendet e BE-së.

Në fakt, ka 12 shtete që tashmë kanë një marrëveshje për viza pa viza me BE-në, të cilat edhe vite pas arritjes së marrëveshjeve, ende paraqesin numër më të lartë të kërkesave të pabaza të azilit.

Sipas një analize nga schengenvisa.info, numri i aplikimeve të paraqitura nga kosovarët në muaj në ndonjë prej vendeve të BE-së është zvogëluar për gati 50% brenda dy vjetëve, duke e krahasuar qershorin 2017 me qershorin 2019.

Një total prej 1,940 kërkesa për azil janë parashtruar nga shtetasit e Kosovës nga janari deri në qershor të këtij viti, ndërsa 28.4% e tyre ishin aplikime të përsëritura.

Ndërsa numrat mund të jenë të larta në krahasim me vendet e tjera, ata janë akoma pak më të ulët se numri i azilkërkuesve në BE që vijnë nga 12 vende me liberalizim vizash, tre prej tyre shtete fqinje të Kosovës.

Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe SerbiaVitet e fundit Ballkani Perëndimor është shndërruar në një burim të migrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Papunësia, mungesa e sigurisë në punë, orët e gjata të punës dhe pagesa e ulët janë faktorët kryesorë që i kanë shtyrë njerëzit të ikin nga vendet e tyre për vite me radhë, në përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë.

Sipas schengenvisa.info, përderisa Kosova është vendi i vetëm në rajon, shtetasit e të cilëve kanë nevojë për vizë në Zonën Shengen, në fakt, shtetasit e tre nga katër fqinjët e Kosovës paraqesin shumë më tepër kërkesa për azil.

Vetëm në prill të këtij viti, shtetasit e Shqipërisë paraqitën më shumë aplikime sesa kosovarët në gjashtë muaj. Në total, 11.917 kërkesa për azil u paraqitën nga shqiptaret, apo rreth 514% më shumë aplikime sesa kosovarët.

Serbia kishte 3,336 kërkesa për azil në gjashtë muajt e parë të vitit, ose 72% më shumë se Kosova.Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë parashtruar rreth 17.7% më shumë aplikime sesa Kosova, me gjithsej 2,285 kërkesa të paraqitura në gjysmë viti. Sipas raportit të fundit të Komisionit të BE-së mbi marrëveshjet me shtetet e Ballkanit Perëndimor për liberalizim të vizave, migrimi i parregullt nga Serbia në BE mbetet i lartë.

Raporti i kishe bërë thirrje Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet e saj me masat për të adresuar migrimin e parregullt, të cilat kishin rezultuar në një ulje prej 32% të kërkesave për azil në gjysmën e parë të 2018-ës.

Gjeorgjia dhe UkrainaGjeorgjia është burimi i tretë më i madh i azilkërkuesve në BE me 12.527 aplikime të paraqitura në gjysmën e parë të vitit.Vendi kishte filluar dialogun për liberalizimin e vizave në 2012, vetëm disa muaj pas Kosovës.

Vendimi për transferimin e Gjeorgjisë në listën e vendeve të treta, shtetasit e të cilëve janë të përjashtuar nga kërkesa për vizë, ka hyrë në fuqi më 28 mars 2017, dhe që prej asaj kohe, numri i azilkërkuesve vazhdon të rritet.

Nga ana tjetër, gjithsej 4,995 janë parashtruar nga shtetasit e Ukrainës, të cilët mund të udhëtojnë pa viza te shtetet Shengen që nga qershori i vitit 2017.Kolumbia, Salvadori, Hondurasi dhe Venezuela kryeson listën me më së shumti azilkërkues në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, me 21,702 aplikime, rreth 11 herë më shumë se Kosova.

Me krizën e vazhdueshme socio-ekonomike dhe politike në Venezuelë që është intensifikuar këtë vit, numri i aplikimeve është rritur gjithashtu. Ndërsa në mars u arrit numri më i lartë në muaj i aplikacioneve (4,304), më i ulëti u shënua në janar (2.653).

Kolumbia është vendi i dytë me numrin më të madh të kërkesave për azil në EU, me një total prej 13,356 në gjashtë muaj, dhe një rritje prej 72% nga janari deri në qershor. Në të njëjtën kohë, në gjysmën e parë të vitit 2019, kishte 4,659 azilkërkues nga El Salvadori dhe 3.480 nga Hondurasi, secila më shumë se Kosova.

Moldavia, Nikaragua dhe PeruMoldavët filluan të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen në vitin 2014.

Megjithatë, në gjysmën e parë të këtij viti, 2,162 qytetarë të Moldavisë kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, me rreth 380 aplikime të përsëritura.

Nikaraguasit paraqitën 3.610 aplikime dhe peruanët dorëzuan 2.488.

the authorBurbuqe Metolli