Rajon & Botë

Qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe do të dënohen me 15 vjet burg nëse shprehin keqardhje për Katarin

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ua kanë ndaluar qytetarëve të vet që të publikojnë çfarëdo shprehje të keqardhjes apo bashkëndjesisë për Katarin dhe do ta ndëshkojë cilindo shkelës me deri në 15 vjet burg, raporton gazeta me bazë në EBA “Gulf News” dhe televizioni arab “Al-Arabiya”.

Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkë me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Bahrejnin, i ndërprenë të hënën marrëdhëniet diplomatike me fqinjin e vet Katarin, për shkak të dyshimeve se kjo e fundit i përkrah grupet islamike dhe Iranin, transmeton Express.

Katari i mohon akuzat.

“Veprime të prera dhe rrepta do të ndërmerren kundër atyre që shprehin keqardhje dhe simpati apo çfarëdo forme të anshmërisë ndaj Katarit, apo kundër atyre që e kundërshtojnë qëndrimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, qoftë ajo përmes rrjete sociale apo përmes çfarëdo forme të shkruar, verbale apo vizuale,” ka thënë Prokurori i Përgjithshëm i EBA-së, Hamad Saif al-Shamsi./Express/

the authorE B