Aktuale

Qytetarët me mendime të ndryshme për zgjedhjet

Disa nga qytetarët e Prishtinës kanë mendime të ndryshme me rezultatet e para që kanë dal pas zgjedhjeve lokale.

Disa nga qytetarët të intervistuar nga KosovaPress pas përfundimit të zgjedhjeve kanë thënë se nga zgjedhjet për Prishtinën presin rezultate më të mira.

Lulzim Bashota, tha se qytetarët kanë fituar besim tek Vetëvendosje dhe qeverisja e Shpend Ahmetit dhe se Shpend Ahmeti do të vazhdojë të punojë edhe për 4 vitet e ardhshme ashtu siç ka punuar këto 4 vitet e fundit.

Bashota tha se duke përcjellë rezultatet e Exit Poll sipas tij Shpend Ahmeti do të fitojë përsëri.

“Po presim shumë, tash e kemi marr njëfarë besimi të mirë ndaj tyre, më duket se edhe këta e kanë parë që ka ardhë fundi çdo sendi. I përcjella deri tash, mire janë duke shkuar, ma merr mendja që Shpendi prapë e merr, tash të shohim, presim shumë prej Shpendit, kemi njëfarë besimi tek ai, ia kemi dhënë votën, personalisht ia kam dhënë atij, tash të shohim. Ma merr mendja që ka me punu Shpendi edhe më shumë, se ka punuar, mirë ka punuar. I ka bërë disa sende në komuna, do përmirësime, ambulanca”, tha Bashota.

Besnik Fejzullahu, tha se edhe pse nuk pret ndryshime të mëdha, ai është i kënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit në kryeqytet. Ai tha se rezultatet e Exit Poll janë shpërndarje e votës dhe se kjo ka ndikuar që Vetëvendosje të mos fitojë me 51 përqind.

Ai gjithashtu vazhdoj duke thënë se qytetaret e kanë përkrahur qeverisjen Shpend Ahmeti.

“Nuk kam ndonjë pritshmëri të madhe, nuk po shoh ndryshime radikale, janë njerëzit e njëjtë. Për 4 vitet fundit jam i kënaqur si qytetar i Prishtinës, po flas për komunën ku jetoj unë, kam par ndryshime të mëdha, me qeverisjen e Vetëvendosjes. I pash rezultatet, janë shpërndarje e votës , unë besoj qe qytetarët e kanë përkrahur Vetëvendosjen edhe Shpendin, tash ta shohim, shpërndarje e votës ka ndikuar shumë mos me fitu më 51% që është normal sepse është edhe mënyra e votimit ashtu që njerëzit votojnë për interesa personale, sidomos personale”, tha Fejzullahu.

Ndërsa Nehat Haxhiu ka treguar për KosovaPress se nuk ka dal farë që të votojë pasi që është i zhgënjyer nga këto qeverisje.

“Jo nuk kam votuar sepse nuk kanë interesim për neve as ne nuk do të kemi interesim për ta. Unë thash që nuk kam votuar për çfarë me i ndjek rezultatet. Ndryshim nuk do të ketë kurrë këtu kushdo që të vij nuk ka ndryshim asgjë. Që 18vite për me të gënjyer nuk është pak, unë të gënjej ty sot, por nesër nuk mundem të gënjej e këta kështu kanë për të vazhduar, të gjithë jetën kështu. Më kanë lutur se a votoj për ta iu kam treguar se nuk do të votoj dhe nuk do të votoj, për çfarë të votojmë”, tha Haxhiu.

Ndryshe sot janë mbajtur zgjedhjet lokale për tërë territorin e Kosovës./KosovaPress/