Aktuale

Qytetarët nuk pajisen dot me dokumente, Zyra e Gjendjes Civile në Mitrovicë pa punëtorë

Parregullsi të funksionimit komunal ka edhe në Mitrovicë.

Zyra e Gjendjes Civile në qytetin e Mitrovicës është pa punëtorë që nga data 19 e këtij muaji.

Madje ka qytetarë të ardhur nga diaspora të cilët e kanë të pamundur rregullimin e dokumentacioneve të nevojshme.

Një lexues i Indeksonline ka bërë të ditur se ka ditë të tëra që ka provuar të pajiset me dokumente të nevojshme por një gjë e tillë ka qenë e pamundur sipas tij me arsyetimin se punëtori gjendet në pushim për arsye familjare, kështu duke mos e zëvendësuar./Indeksonline/

the authorE B