Aktuale

Qytetarët thumbojnë Ramën pas thirrjes për punë: S’jam i PS-së

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur duke bërë thirrje për punë. Rama ka postuar në Facebook vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale.

Postimi në Facebook

Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 23 Tetor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit, mjafton një klikim në këtë link: http://www.aluizni.gov.al/url-… dhe suksese!

Por komentuesit janë skeptik mbi këto mundësi punësimi duke pyetur me ironi Ramës se “a duhet të jem anëtar i PS?”

Komentet më pikante

Komentuesi: Mirmëngjes, a duhet të fusim mik për konkurrim apo duhet të jemi të angazhuar me PS?

Komentuesi: O Boss po ne që nuk jemi anëtar të PS-së a kemi naj çik shanc me fitu? Apo…

Komentuesi: Kur të zihen vendet na thuaj se si ikanë zënë ato, që ta kuptojmë më mirë se sip o tall bythën me këto gjëra.

the authorE B