Aktuale

“Radoniqi” rehabiliton rrjetin (Foto)

Në kuadër të programit mbështetës për ujë dhe kanalizim në zonat rurale – faza V, është projekti: “Rehabilitimi i sistemeve rurale të ujësjellësit në zonën e shërbimit të KRU “Radoniqi”.

Zëdhënësja e Kompanisë, Kaltrina Rudi tha që ky projekt shtrihet në tri Komunat ku operon KRU “Radoniqi”, në Komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit.

Rudi tha që ky projekt është Donacion nga Konzorciumi Dorsch /CDI dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Total i vlerës financiare për projektin është afër 1.4 Milion Euro.

Ndërsa Drejtori Teknik i Kompanisë – Shkodran Gaxherri tha që Në kuadër të këtij projekti i cili po implemetohet po bëhet ndërrimi i gypave të vjetër mbi 30 vjeçar Azbest të çimentuar dhe po zëvendësohen me gypa të ri.

Projekti përfshinë edhe ndërrimin e pjesëve fazonike, pompave, materialit elektrik dhe aparaturën e klorifikimit.