Aktuale

Rajoni të bashkohet në luftën kundër terrorizmit

Shërbimet policore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Serbisë janë mbledhur në një konferencë, në organizim të Byrosë për Siguri Publike, me ndërmjetësim të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Në këtë konferencë është thënë se vendet e rajonit duhet të kenë më shumë bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, në konferencë e sotme u përmendën edhe sulmet që kanë ndodhur në Francë, Turqi e Gjermani, ku u tha se ato janë indikatorë se ky problem duhet të zgjidhet në nivel global.