Rajon & Botë

Rajoy: Parlamenti katalonas të formohet më 17 janar

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, bëri sot thirrje që parlamenti katalonas të formohet më 17 janar, pas mbajtjes së zgjedhjeve rajonale në të cilat partitë që kërkojnë ndarjen e Katalonisë nga Spanja, fituan shumicën në parlament.

Ky është hapi i parë drejt formimit të serishëm të qeverisë lokale, pasi e kaluara është shpërbërë nga kryeministri spanjoll, pasi në tetor deputetët katalonas votuan për shpalljen e pavarësisë.