Sport

Rakitic buzë largimit nga Barcelona

Largimi i Ivan Rakiticit nga Barcelona është çështje mujash. Kroati nuk po gjen hapësira te skuadra e Ernesto Valverdes dhe tashmë po bëhet gati të largohet.

Pas pesë sezoneve si një lider në mesin e fushës, tashmë Rakitic e ka të vështirë të pranojë pankinën, kështu që pret të nisë një aventurë te re, raporton Sport në Spanjë.

Nëse presidenti Jose Maria Bartomeu e ul çmimin e kartonit të lojtarit, atëherë ai do të largohet që në janar.

Interi është skuadra më favorite për t’i siguruar shërbimet e kroatit. Por, interesim për të kanë shprehur edhe Juventus dhe Manchester United.

40 milionë euro janë të mjaftueshme, për të bërë një blerje kualitative për mesfushën e Kontes dhe Interi duket e gatshme ta bëjë.