Rakitic: Lionel Messi është i veçantë

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka theksuar rëndësinë e sulmuesit Lionel Messi pas rinovimit të kontratës duke insistuar që klubi duhet të ketë kujdes për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka qenë në formë sensacionale këtë sezon duke shënuar gjithsej 17 gola brenda të gjitha kompetcioneve, transmeton portali arbresh.info.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai është i lumtur këtu. Gjë e rëndësishme gjithashtu është se ai është me ne dhe është nga ana jonë”, ka thënë Rakitic pas fitores mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve.

“Ai nganjëherë duhet të pushojë. Të luash me të është gjithmonë e veçantë dhe kur ai ka 20 deri në 25 minuta, ai mund të ndryshojë lojën gjithashtu”
“Është shumë mirë që ai ishte i mirë në ndeshje dhe ne duhet të kujdesi mirë për të”
Lionel Messi u inkuadrua në fushë mbrëmjen e kaluar pas një ore lojë ndaj Sporting CP./arbresh.info/