Aktuale

Rama: Mazhoranca e gatshme për dialog me opozitën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur të shtunën se shumica qeverisëse është e gatshme për dialog me opozitën, ashtu sikurse ka nënshkruar peticionin të cilin e kanë organizuar organizatat e shoqërisë civile.

Në peticion kërkohet reforma e drejtësisë dhe implementim të shpejtë të “ligjit të verifikimit”, i cili nënkupton verifikimin e gjyqtarëve dhe hetuesve dhe aftësitë e tyre, integritetin moral dhe pavarësinë nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe ndikimi politik.