Aktuale

Rama në Singapor: Rritje e bashkëpunimit, falenderime për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë në Singapor, në kuadër të Forumit Ekonomik.

Gjatë një takimi me kryeministrin e vendit, Rama shprehet se do të rriten bashkëpunimet dypalëshe, ndërsa ka shprehur falënderime për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong per rritjen e bashkepunimit mes dy vendeve dhe falenderimin per njohjen e Kosoves”, shkruan Rama.