Aktuale

Rama: Qoftë një vit i bukur për Shqipërinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur mëngjesin me urimin që ky vit të jetë i bukur për Shqipërinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë imazh të ardhjes së Vitit të Ri në Tiranë, ju uroj megjithë zemër që drita e mbarësisë të udhëheqë rrugën e të gjithë familjeve tuaja. Qoftë një vit i bukur për Shqipërinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët kudo ku janë❤”, ka shkruar Rama në facebook./KosovaPress/