Aktuale

Rama: Respekt për Michel Rocard, europian i vendosur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpreh respekt e mirënjohje dhe njëherazi keqardhje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit te Francës, Michel Rocard.

Rama nëpërmjet një postimi në statusin e tij shprehet: “RESPEKT! U nda nga jeta një mik i veçantë, erudit i madh, socialist reformator dhe europian i vendosur deri në çastin e fundit, ish-kryeministri i Francës Michel Rocard”.

“Mirënjohje për miqësinë e vyer dhe mësimet e çmuara”, shkruan Rama.