Aktuale

Rama – Vucicit: Trepça është e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë gjatë takimit të tij bashkë me homologun serb, Aleksandar Vucic ku po marrin pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd, për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Rama ka thënë se Serbia duhet ta njoh Kosovën sa më shpejtë, pasi kjo do të ishte e mirë për të gjithë rajonin.

Sipas Ramës, liderët politikë në Prishtinë dhe Beograd duhet të vazhdojnë dialogun në të mirë të vendeve dhe gjithë rajonit, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, kur u pyet për Trepçën, Rama tha se ajo i takon Kosovës dhe qytetarëve të saj. Menjëherë pas tij, reagoi edhe Vucic, i cili nuk u pajtua.

“Nuk po e kuptoj Prishtinën për marrjen e këtij vendimi, nuk pajtohem me të dhe kjo është e padrejtë”, ka thënë Vucic./GazetaExpress/