Aktuale

Ramiz Kelmendi shkruan se çfarë ndodh kur dikush i hipën jahtës

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas raportimit të mediave për fotografitë e fundit të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili shihet në një jaht super luksoz në Budvë.
Kelmendi ka ndërlidhur fotografitë e Ahmetit në jaht me kohën kur partia e Shpend Ahmetit bënte thirrje për konsumimin e produkteve vendore. Tutje, Kelmendi ka treguar se edhe çka konsumohet në jahte.

“Duaje tënden … Jahta dhe elementet relaksuese përcjellëse; vodka e Rusisë, cigaret (Puro) të Kubës, përcjellëset e Serbisë … Duaje tënden … Dashuria miqësia dhe ‘modestia’ nuk njohin kufinjë. RK”- ka shkruar Kelmendi në Facebook.