Sport

Ramos shpërthen pas kartonit të kuq të Ronaldos

Sergio Ramos nuk është i lumtur me kartonin e dytë të Cristiano Ronaldos
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, insiston se Cristiano Ronaldo nuk e meritoi kartonin e dytë të verdhë, sepse nuk simuloi.

Ai tha se portugezi e humbi drejtpeshimin, nuk simuloi për të kërkuar penallti dhe kështu skuadra duhet të apelojë për heqjen e këtij kartoni.

“Unë mendoj se ishte mosbalancim dhe ai nuk simuloi për penallti. Është e mundshme që të apelohet, sepse ne kemi humbur një lojtar shumë të rëndësishëm dhe kemi luajtur për 10 minuta me një lojtar më pak”, tha Ramos pas ndeshjes.

Ndërsa, për rastin e Suarezit tha se nuk ishte penallti dhe gjyqtari e ka parë shumë qartë se nuk ishte. /Express/