Aktuale

Ramush Haradinaj deklarohet pas shpërbërjes së Kuvendit: Jemi të hapur për koalicione

Ramush Haaradinaj, kreu i AAK’së dhe ish-kryeministri i Kosovës, ka folur pas seancës për shpërndarjen e Kuvendit. Ai e ka përshëndetur vendimin për shpërbërje. Ka thënë se partia e tij është e gatshme të bëjë koalicion me NISMA’n e Fatmir Limajt si dhe AKR’n e Behxhet Pacollit.

“E vlerësojë si shenjë të pjekurisë politike vendimin e sotëm. Me shpërndarjen e Kuvendit kjo ëhstë një dëshmi e pjekurisë politike. Kësisoj besojë shumë që qytetarët e vendit, Kosova, me këtë pjekuri do ta shfrytëzojë të drejtë e saj me vendosë se si do të udhëhiqet Kosova. Në ditën kur kamë dhënë dorëheqje e kam ditë se do të vije kjo ditë. Më vjen mirë që shkoi me kaq shkallë të madhe të pjekurisë. Jemi të hapur për NISMAN dhe AKR’në. Do të bashkëpunojmë edhe me këto subjekte politike në bazë të vullnetit të tye. Unë nuk jam më kryerar Qeverie. Nuk kam të drejtë të jem në sallë”, thotë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se nuk është pishman që ka krijuar Qeverinë me PDK’në duke shtuar se ka kryer punë të mira.

“Qytetarët duhet të fokusohen tek konceptet politike. Nuk jam pishman për koalicionin qeverisës”, ka thënë Haradinaj.