Aktuale

Ramush Haradinaj me shokë te kufiri me Malin e Zi (Foto)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputeti Pal Lekaj dhe Daut Haradinaj me dhjetëra persona tjerë kanë qëndruar sot në Shtedim, në pjesën kufitare me Malin e Zi.

Nuk dihet pse është organizuar kjo ekspeditë në Shtedim, por ajo që dihet është se Ramush Haradinaj vazhdimisht qëndron në këto bjeshkë, transmeton lajmi.net.

Haradinaj është kundërshtar i madh i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, pasi që sipas tij, Kosova humb mijëra hektarë tokë.

Ai po ashtu thotë se kufiri i Kosovës është deri në Çakorr dhe maja e Zhlepit.