Aktuale

“Ramushit ia nevilizuam pagën, tash kemi punë me vendimet e tij të ngutshme!”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli është shprehur i gëzuar me realizimin e qëllimit të partisë së tij për nivelizimin e pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar se do të analizojnë edhe punën 200 ditëshe të qeverisë gjatë seancës së sotme plenare, shkruan GazetaBlic.com

“Pagën ia nivelizuam Kryeministrit e tash pasdite do ia analizojmë edhe punën 200 ditëshe. Shumë punë na kanë nxjerr, vendimet e tij tē ngutshme”, tha Avdyli sipër një fotografie ku shihet së bashku me deputetët Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Vjosa Osmani.