Sport

Rashica: Jemi të motivuar t’i nisim eliminatoret me fitore

Sulmuesi Milot Rashica ka folur para ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Finlandës në kuadër të xhiros së parë të eliminatorëve për Botërorin “Rusia 2018”.

Ai ka thënë se atmosfera në skuadër është e mirë dhe se besojnë në fitore, transmeton Express.

“Ndeshja kundër Finlandës do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë. Por kemi motiv të madh dhe po punojmë shumë me përkushtim që të nisim me fitore në kualifikimet për Kampionatin botëror. Kemi një atmosferë jashtëzakonisht të mirë brenda ekipit përfaqësues ndaj edhe besojmë në fitore.”

Kosova dhe Finlanda ndeshen këtë të hënë.