Sport

Rashica si Messi, vjen me një asist të mrekullueshëm

Milot Rashica e ka rikrijuar pasimin e Lionel Messit për Luis Suarezin në ndeshjen e Barcelonës kundër Manchester Unitedit, që i kishte lënë tifozët e futbollit të mahnitur nga argjentinasi.

Milot Rashica e rikrijoi pikërisht atë pasim të vështirë, duke e asistuar golin e parë të Werder Bremenit në ndeshjen kundër Freibugut, raporton Gazeta Express.

Shiko videon duke klikuar KETU

Me këtë gol të shënuar nga Davy Klaassen, e të asistuar nga Rashica, Werder Bremeni është duke fituar me rezultat 1:0.

Për momentin, Rashica e ka vlerësimin më të lartë nga lojtarët në fushë, 7.7, nga Sofascore. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli