Aktuale

Reagon BSPK’ja për vdekjen e punëtorit nga Peja

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët, sidomos ata të sektorit privat.

BSPK theks të veçantë ka vënë në rastin e vdekjes së punëtorit nga Peja, i cili pasi humbi dorën në aksident pune, ka vdekur në QKUK.

“Numri i të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës po merr përmasa shqetësuese andaj BSPK shpreh shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë dhe njëherit i shpreh ngushëllime familjes së punëtorit të aksidentuar këtë javë në punë dhe si rezultat i këtij aksidenti humbi dorën dhe me pastaj rezultoi edhe humbja e jetës”, thuhet në kumtesë.

BSPK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtorët në vendin e punës dhe njëherit bënë thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa që punëtorët, sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë.

the authorBurbuqe Metolli