Sport

Real Madrid bën ofertë për Donnarumman (Foto)

Real Madrid po synon që ta transferoj Gianluigi Donnarumma
Sipas të përditshmes sportive italiane, Crriere dello Sport, Real Madrid ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove për Gianluigi Donnarumman

Por, drejtuesit e Milanit konsiderojnë se kjo është ofertë shumë e vogël, edhe pse portieri italian ka kontratë me klubin vetëm edhe një sezon.

Por, Sky Sports ka raportuar se Donnarumman mund të vazhdoj kontratën me Milanin. Familja e lojtarit janë të vendosur që Donnarumma të vazhdojë bashkëpunimin me Milanin, skuadrën ku ka bërë emër, përcjell Express.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i italianit, i cili në fillim të javës refuzoi ofertën e Rosonerëve për vazhdimin e kontratës. /Express/