Sport

Real Madrid? Jo, Messi e dërgon Neymarin në Premierligë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka kontaktua me sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Neymar.
Lionel Messi ka këshilluar ish bashkëlojtarin e tij nga Barcelona, Neymar, të mos transferohet në Real Madrid.

Ylli brazilian pritet të largohet nga Paris Saint-Germain, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, “Don Balon” shkruan se argjentinasi e ka këshilluar të mos transferohet te rivali i tyre i madh nga La Liga.

Madje, Messi i ka thënë Neymarit që në rast të largimit nga Parisi t’i bashkohet Manchester Unitedit, përcjell “lajmi.net”.

“Red Devils” është një tjetër klub që ka shfaqur interesim për blerjen e Neymarit. /Lajmi.net/