Sport

Real Madrid me lajm fantastik për Juventusin

Real Madrid mund ta pësoj keq shkaku i Santiago Solarit.
Santiago Solari publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e kthyese ndaj Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit.

Trajneri argjentinas e ka lënë jashtë liste Isco Alarconin, andaj Juventus i është gëzuar këtij lajmi, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ po tenton ta transferojë mesfushorin spanjoll me të përfunduar ky sezon.

Torinasit janë të gatshëm që të paguajnë 80 milionë euro për Iscon, ndërsa edhe ky i fundit është i gatshëm që të largohet në afatin e verës. /Lajmi.net/